Pasojat e coronavirusit, qytetarët e Hong Kongut të kapluar nga frika se mund të mbesin pa ushqim – zbrazin marketet
Për shkak të gjendjes kaotike dhe frikës nga coronavirusi, në Hong Kong marketet kanë mbetur të zbrazëta pasi brenda tyre nuk ka mbetur as edhe një artikull ushqimor.
Qytetarët e pushtuar nga frika se do të mbeten pa ushqim, kanë blerë sasi të madhe të artikujve ushqimorë, por Keri Lam që është në krye të Hong Kongut u është drejtuar qytetarëve të saj, transmeton Telegrafi.
“Ka mjaftueshëm rezerva të ushqimit, përfshirë oriz dhe artikuj tjerë. Qytetarët nuk duhet të brengosen për këtë”, thuhet në njoftimin e Keri Lam.
Ajo gjithashtu ka kritikuar ashpër personat që kanë shpërndarë dezinformata, për kinse mungesë të produkteve ushqimore.
Kujtojmë që në Hong Kongu ka shënuar rastin e 21-të të prekurve me coronavirus që ka ngritur në këmbë tërë botën. /Telegrafi/






































