Nga: Aurel Plasari
Në shqip “pasí” është lidhëz, që përdoret në një fjali të varur kohore, veprimi i së cilës kryhet përpara veprimit të shprehur, p. sh.: “pasi gazetari hëngri racionin e ditës …” etj. Përdoret edhe në fjali të varur për të shprehur marrëdhënie të ndryshme shkakore, p, sh.: “Pasi pronari nuk pagoi gazetarin …” etj.
Ndër ligjet universale – dhe praktike – në përdorimin e shkruar të gjuhëve, të çdo gjuhe, është dhe ligji i ekonomisë (i kursimit) në gjuhë. Prova e tij bëhet duke hequr pjesën e dyshuar për parazitare: ndryshon gjë në kuptimin e asaj që themi? Jo. Atëherë kemi vërtetuar që kishim të bënim me një trajtë parazitare dhe e flakim tej.
Në këtë rast, përderisa në shqipe është e mjaftueshme vetë lidhëza “pasi”, përse do t’i duhet ngjitur lidhëza tjetër “që”? I duket ndokujt se po e shkruan shqipen më bukur me “pasiQË”?
Për kureshtjen e atyre që dëshirojnë të mësojnë më tej se nga është sajuar vallë kjo “pasiQË”-ja, e cila u duket fashion disa gazetarëve dhe publicistëve shqiptarë, ndonjëherë edhe me emra ndikues në mediat e shqipes, po saktësoj:
Kjo trajtë parazitare ka ardhur nga shkrues të shqipes të ndikuar prej gjuhës serbe. Si në shembujt që kam dhënë më poshtë pikërisht prej një përkthimi. Sepse në serbisht nuk mund të thuhet “pasi” (након) pa i shtuar prapa një “që” (што). Forma serbishte është pra “након ШТО аутор” dhe të ndikuarit nga serbishtja, njëherësh njohës të këqij të shqipes, e imtojnë me “pasiQË autori”.
Shpresoj të jemi marrë vesh: që “pasiQË” nuk ka kurrfarë sharmi, përveç një majmunizmi parazitar nga serbishtja. Shqipes lidhëza “pasí” i mjafton pa nevojë për ndonjë bisht.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës