LAJMI I FUNDIT:

Pasi u kritikua, Melania Trump vesh atlete 50 dollarëshe

Pasi u kritikua, Melania Trump vesh atlete 50 dollarëshe

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump duket se ka dëgjuar fjalët kritikuese të ndjekësve pasi vizitoi të prekurit nga uraganet.

Muajin e kaluar, ajo shkoi të takonte disa familje, e shoqëruar nga presidenti Trump por kishte veshur taka të larta që kanë vlerën e 750 dollarëve.


Mesa duket, mësimi i ka vlejtur pasi këtë herë shkoi me një palë atlete që kushtojnë 50 dollarë.

Ajo ishte mëngjesin e sotëm në Florida për të takuar qytetarët e goditur nga Uragani Irma.

Veshja e saj ishte tërësisht e thjeshtë, me pantallona të bardha dhe këmishë, gjë që shmangu kritikat e shumta që mori herën e kaluar.