Pasi rezultoi me coronavirus javën e kaluar, Princi Charles gjendet jashtë izolimit

240:"LONDON, ENGLAND - MARCH 04: Prince Charles, Prince of Wales speaks during a visit to the London Transport museum to mark 20 years of Transport for London on March 4, 2020 in London, England. (Photo by Victoria Jones - WPA Pool/Getty Images) 8:"WPA Pool
Princi Charles, i cili rezultoi javën e kaluar pozitiv me coronavirus, tani gjendet jashtë izolimit.
“Pasi u këshillua me mjekun e tij, Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit”, deklaroi zëdhënësi i tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Charles 71 vjeç, është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe është nën mbikëqyrjen e qeverisë aktuale, kurse vetë izolimi i tij ka zgjatur shtatë ditë, në përputhje me udhëzimet qeveritare dhe mjekësore.
Bëhet e ditur se ai do të vazhdojë të zhvillojë takime përmes video-konferencave dhe atyre telefonike.
Dukesha e Cornwall, 72 vjeç, e cila javën e kaluar rezultoi negative për virusin, është vetë-izoluar në Birkhall, por larg Princit Charles. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
30/03/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































