LAJMI I FUNDIT:

Pasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike

Pasi mahniti me ngjyrën e flokëve, Billie vjen me një prerje fantastike

Që kur Billie Eilish na mrekulloi me bionden e ndritshme, ne i kemi ngulur sytë plotësisht te këngëtarja dhe kemi pritur lëvizjen e saj të radhës.

Eilish zbuloi se në të vërtetë kishte vendosur paruke për rreth dy muaj para zbulimit të madh për të mbajtur të fshehur ndryshimin, dhe kur një fans pyeti pse gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në Instagram ajo u përgjigj, “Për shkak se u deshën gjashtë javë për të arritur ngjyrën e dëshiruar”.


Edhe pse ngjyra bionde ka qëndruar në lojë, Billie ka ndryshuar stilin e saj duke eksperimentuar me balluke të bukura të plota.

Billie Eilish ndryshon ngjyrën e flokëve: Tashmë është bionde
Lexo po ashtu Billie Eilish ndryshon ngjyrën e flokëve: Tashmë është bionde

Në fakt, ne kurrë nuk i kemi parë flokët e saj të duken kaq të hijshme dhe të drejta.

Këngëtarja u bashkua me Telekom Electronic Beats për të drejtuar fushatën e tyre Project “Futureproof”, të vendosur për të mbështetur ‘Gen Z’ ndërsa ata eksplorojnë rrugët e tyre të ardhshme të karrierës dhe ajo u shfaq në një postim njoftimi me flokët e saj të rinj super të hijshëm. /Telegrafi/