LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish ndryshon ngjyrën e flokëve: Tashmë është bionde

Billie Eilish ndryshon ngjyrën e flokëve: Tashmë është bionde

Ceremonia e 63-të e ndarjes së çmimeve Grammy ishte ngjarja e fundit ku Billie Eilish u shfaq me flokët e saj karakteristikë me rrënjë jeshile të fortë

Këngëtarja postoi një video dhe disa foto në Instagram, ku prezantoi pamjen e re. Tashmë është bionde!

Në fund të vitit të kaluar, Billie u bëri të ditur fansave se do të ndryshonte flokët pas publikimit të dokumentarit të saj në Apple TV+, “The World’s A Little Blurry” dhe e mbajti premtimin.


“The World’s A Little Blurry” trajton rrugëtimin e Billie-t drejt suksesit si edhe realizimit të albumit debutues që i ndryshoi jetën.

Flokët gështenjë me rrënjë jeshile u bënë një tipar shumë personal i Billie-t, madje ndikoi edhe te adoleshentët. Në dhjetor të vitit 2020, Billie zbuloi arsyen e veçantë pse i mbante në ngjyrë jeshile.

“Boll u tallët me mua, o Zot! Unë po përpiqem t’ju bëj një album e ndërsa ju s’pushoni duke u marrë me flokët e mi! Sepse nuk dua të jem më në depresion dhe ju lutem lumturohuni për mua. Ka kaq shumë kohë që unë mbaj këtë ngjyrë, që kur isha 13 vjeç dhe lidhet me qëndrueshmërinë time mendore dhe rritjen, prandaj më lini të qetë.”

Ngjyra jeshile duket se e ka ndihmuar për një kohë të gjatë yllin e muzikës të kalojë periudhat e vështira të problemeve me shëndetin mendor. Tashmë është një epokë tjetër për të – mesa duket, shumë më e lumtur.

View this post on Instagram

A post shared by BILLIE EILISH (@billieeilish)