LAJMI I FUNDIT:

Pasaporta false drejt SHBA-së, goditet grupi kriminal në Shqipëri

Pasaporta false drejt SHBA-së, goditet grupi kriminal në Shqipëri

Një rrjet i falsifikimit të pasaportave diplomatike, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga Policia e Shtetit.

Gjatë operacionit policor të koduar “PBF” në bashkëpunim me partnerët amerikanë janë arrestuar dy persona D. M. dhe G. P., banues në Korçë, ndërsa janë në hetim disa të tjerë. Për G. P., gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shkak të moshës.

Gjithçka nisi kur në muajin prill shërbimet e Komisariatit të Policisë në Rinas, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, arrestuan shqiptaren D. I., 56-vjeçe, në tentativë për të udhëtuar drejt SHBA-së, me një pasaportë diplomatike false, për të cilën pretendonte se ishte e lëshuar nga një OJF e njohur me emrin “PBF”, me seli jashtë territorit të Shqipërisë.


Nga hetimi, kryesisht në qarkun e Korçës janë grumbulluar prova për të paktën katër shqiptarë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në katër banesa dhe ambiente të tjera, janë gjetur dokumente dhe pajisje të ndryshme elektronike, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Policia thotë se hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale vijojnë ende. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori