LAJMI I FUNDIT:

Pasagjeri i dehur tentoi të futet dhunshëm në kabinën e aeroplanit që udhëtonte për Greqi, piloti bën ulje emergjente në Gjermani

Pasagjeri i dehur tentoi të futet dhunshëm në kabinën e aeroplanit që udhëtonte për Greqi, piloti bën ulje emergjente në Gjermani

Një pasagjer i dehur krijoi situatë kaotike gjatë një udhëtimi me aeroplan, duke “terrorizuar” pasagjerët e tjerë.

Ai kishte tentuar të futet me forcë në kabinën e pilotëve – duke i detyruar ata të bëjnë ulje emergjente, transmeton Telegrafi.

Aeroplani me numrin U28235 po udhëtonte nga aeroporti Gatwick i Londrës, dhe për destinacion kishte aeroportin Kos të Greqisë.


Fluturakja e tipit Airbus A320 po fluturonte nëpër disa turbulenca gjatë udhëtimit të planifikuar katër orësh, e pasagjerët patën telashe shtesë nga pasagjeri i dehur.

Pasagjeri kishte bërtitur vazhdimisht se piloti është “mbeturinë”, dhe se ishte nisur për ta marrë kontrollin e fluturakes që po fluturonte mbi 10 metra lartësi.

Duke parë tërë këtë situatë kaotike, piloti bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtarë të Mynihut, vetëm pas një orë e 44 minutave.

Aty është futur policia gjermane që e prangosën pasagjerin dhe e larguan nga fluturakja, derisa pasagjerët e tjerë duartrokasin për veprimin. /Telegrafi/

@charlotte_keen1 Live emergnecy landing to munich #fyp #easyjet #travel ♬ original sound – Charlotte

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori