Një aeroplan me 172 pasagjerë ka rrëshqitur në mënyrë dramatike nga pista vetëm pak çaste pas uljes.

Pamjet nga brenda Airbus A321 të LATAM Airlines e tregojnë atë duke lëvizur përgjatë pistës së Aeroportit Ndërkombëtar Hercílio Luz në shiun e rrëmbyeshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Më pas papritur duket se anon majtas, duke u larguar nga “asfalti”.

Linja ajrore dhe aeroporti, i njohur zakonisht si Aeroporti Floripa, konfirmuan se të 172 pasagjerët dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit nuk ishin lënduar pas incidentit të 12 korrikut.

Megjithatë, incidenti bëri që të anulohen mbi 70 fluturime.

Shërbimet e urgjencës mbërritën për të ndihmuar pasagjerët të zbrisnin nga aeroplani i dëmtuar.

Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Aeronautike po heton ngjarjen ndërsa linja ajrore konfirmoi se po ndihmon me hetimin dhe do të japë përditësime të informatave në ditët në vijim. /Telegrafi/