Pasagjerët në një aeroplan mbetën të tmerruar pasi kabina u mbush me tym pas një shpërthimi të një “baterie” vetëm 15 minuta pas nisjes së fluturimit.

Dhe pamjet e publikaura tregojnë pasagjerë në panik ndërsa tymi filloi të dilte nga një dollap sipër kokës së tyre, përcjell Telegrafi.


Njerëzit dëgjoheshin duke i bërtitur njëri-tjetrit dhe duke e hapur atë për të gjetur baterinë.

Një asistente fluturimi u shfaq me një fikës të vogël zjarri për të shuar zjarrin.

Incidenti ndodhi në fluturimin CZ6850 të China Southern Airlines nga Hangzhou në Shenzhen në Kinë të shtunën, më 31 maj.

Piloti i aeroplanit u detyrua të kthehej në Aeroportin Ndërkombëtar të Hangzhou pasi bateria e pasagjerit u ndez menjëherë pas ngritjes.

Një zëdhënës i linjës ajrore tha: "Ekuipazhi e trajtoi situatën siç duhet dhe eliminoi shpejt rrezikun. Për siguri, aeroplani u kthye menjëherë në aeroport dhe u ul në mënyrë të sigurt 15 minuta pas ngritjes".

Zëdhënësi shtoi se askush nuk u lëndua dhe se linja ajrore do të ndihmonte çdo pasagjer të prekur nga vonesa.

Linja ajrore gjithashtu u kujtoi klientëve të ndjekin rregulloret e sigurisë së aviacionit për të parandaluar incidente të tilla në të ardhmen. /Telegrafi/