LAJMI I FUNDIT:

Pas zgjedhjeve në Podujevë, zgjerim i koalicionit qeverisës ose zgjedhje të reja parlamentare

Pas zgjedhjeve në Podujevë, zgjerim i koalicionit qeverisës ose zgjedhje të reja parlamentare

Humbja e pozitës së kryetarit të Komunës së Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shtuar dyshimet se kjo parti politike do të mund të udhëheq deri në fund të mandatit të qeverisë aktuale. Një marrëveshje e re për riformatimin e qeverisë apo zgjedhjet e parakohshme, po shihen si opsione reale.

Analisti Fitim Salihu thotë se humbja e pushtetit në komunën e Podujevës për LDK-në, është rezultat i keqqeverisjes, ndonëse nuk i përjashton zgjedhjet e reja as në nivel qendror.

“Kjo është votë proteste dhe revolte ndaj keqqeverisjes 20 vjeçare të LDK-së. Irritimi ka qenë aq i lartë sa që qytetarët kanë pranuar ta votojnë edhe një figurë politike që ka qenë dy dekada ën LDK e të mos e votojnë drejtpërdrejt LDK-në. Tani kur LDK-ja ka humbur bastionin e saj kryesor dhe nuk po i gjen numrat zgjedhjet duken ët pashmangshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Fitim Salihu.


Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se tek votuesit e rinj po vërehet një tendencë e votës kundër elitës aktuale. Ndërsa për fatin e Qeverisë ai thotë se po duket e vështirë gjetja e një zgjidhje brenda koalicionit.

“Nuk mund të vazhdohet me këtë mënyrë të funksionimit të Kuvendit përkatësisht qeverisë pasi që nuk po mund të kalohen as projektligjet më të thjeshta në Kuvend tregon pafuqinë e ekzekutivit për të adresuar kërkesat e qytetarëve. Duhet të shihet opsioni i zgjerimit të qeverisë e që lidhet edhe me zgjedhjen e presidentit pasi që nuk mund të ketë Kuvend edhe për një kohë të gjatë nëse subjektet nuk dakordohen për të zgjedhur presidentin”, deklaroi Eugen Cakolli.

Ligji për Rimëkëmbje ekonomike, ka sfiduar qeverinë, ndërkohë që me muaj është në procedurën e miratimit në Kuvend. Por, ishte kryeministri Avdullah Hoti, që është zotuar publikisht se gjatë kësaj jave ky ligj do të votohet. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Alergjitë ndaj polenit, ‘pluhurit të shtëpisë’ e pickimit të bletës – alergologu Enis Halimi tregon cilat janë simptomat dhe si t’i menaxhojmë rastet urgjente

Shëndetësi
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Kalo në kategori