LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti amerikan poston imazhin që nxit reagime: Babadimër, na sjell municion

Kongresisti amerikan poston imazhin që nxit reagime: Babadimër, na sjell municion

Një kongresist amerikan mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet ai dhe familja e tij duke pozuar me armë në duar pranë pemës së Krishtlindjes, vetëm disa ditë pas të shtënave me armë që ndodhën në një shkollë të mesme në Michigan, ku mbetën të vrarë katër adoleshentë, shkruan Reuters.

“Urime Krishtlindjet. P.S. Babadimër, na sjell municion”, ka shkruar kongresisti Republikan, Thomas Massie nga shteti i Kentuckyt, transmeton Telegrafi.

Ethan Crambley, 15-vjeç, ka qëlluar për vdekje katër bashkëmoshatarë në shkollën e Oksfordit në qytetin e vogël të Michigan, ku me revolen gjysmë-automatike qëllonte këdo që i dilte përpara.


Si pasojë e sulmit kishin mbetur të lënduar edhe gjashtë nxënës tjerë dhe një arsimtar, e ngjarja ka nxitur sërish debat për sigurinë nëpër shkolla, kontrollin e armëve dhe të drejtën e bartjes së armës së zjarrit.

Prindërit e tij James dhe Jennifer Crambley, u arrestuan pasi hetuesit të premten ngritën pati kundër tyre për vrasje nga pakujdesia. Prindërit iu arrestuan pas fletarrestit të lëshuar.

Besohet se prindërit i kishin blerë të birit një revole si dhuratë për Krishtlindje, dhe vazhdimisht kishin injoruar paralajmërimet se mund të pësojë një masakër e vërtetë.

Ethan pati publikuar fotografinë me revole në dorë nëpër rrjete sociale, duke shkruar “sapo mora bukuroshen e re”.

Massie ndërkohë publikoi fotografinë ku shihet përkrah gjashtë anëtarëve të familjes që mbanin armë zjarri siç është mitralozi M60, pushka gjysmë-automatike AR-15 dhe pushkë-mitraloz Thompson.

Disa armë gjysmë-automatike janë prodhuar të duken pothuajse identike me armë automatike siç është mitralozi. E sipas ligjeve në fuqi në SHBA, armë siç janë mitralozi janë të kufizuara për përdorim – që do të thotë se ato mund t’i mbajnë ushtria, policia dhe civilët që kanë leje të veçanta për armë të prodhuara para majit të vitit 1986, shkruan Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori