Ylli i Paris Saint-Germain dhe i Francës, Ousmane Dembele, është zgjedhur ‘Lojtari më i Mirë’ për meshkuj nga FIFA për vitin 2025.

Sulmuesi francez u shpërblye pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në.


Ai ishte një figurë kyçe gjatë rrugëtimit të klubit drejt titullit të parë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar gjashtë asistime gjatë fushatës triumfuese në Europë.

Dembele, i cili u emërua MVP i sezonit 2024/25 si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në Ligue 1, ishte thelbësor ndërsa PSG fitoi tripletën.

28-vjeçari gjithashtu ndihmoi skuadrën të arrinte finalen e parë të Kupës së Botës për Klube.

Ndërkohë, në kategorinë e femrave, çmimin si më e mira e vitit e fitoi futbollistja e Barcelonës, Aitana Bonmati.

Arritjet kryesore:

Fitues i Ligës së Kampionëve 2024/25

Fitues i Ligue 1 2024/25

Fitues i Kupës së Francës 2024/25

Fitues i Superkupës së Francës 2024

Vendi i dytë në Kupën e Botës për Klube 2025

Vendi i tretë në Ligën e Kombeve 2024/25

U emërua ‘Lojtari i Sezonit’ në Ligën e Kampionëve 2024/25

Pjesë e ekipit më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve 2024/25

U emërua ‘Lojtari i Vitit’ në Ligue 1

/Telegrafi/

telegrafi sport app