LAJMI I FUNDIT:

Pas thashethemeve për divorc, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen për herë të parë bashkë në publik pas 47 ditësh

Pas thashethemeve për divorc, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shihen për herë të parë bashkë në publik pas 47 ditësh

Pas thashethemeve për divorcin e tyre që qarkulluan pak ditë më parë, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë parë bashkë në publik.

Sipas mediave të huaja, çifti është filmuar në publik pas 47 ditësh, por të enjten mbrëma janë mbledhur për të mbështetur vajzën e Benit, Seraphina Affleck në shfaqjen e shkollës.

Faqaj ‘In Touch Weekly’ ndau pamjet dhe fotografitë e Benit të ulur në sediljen e shoferit të një veture SUV të zezë, ndërsa Jennifer hapi derën e makinës. Në makinë ishte edhe vajza e Jennifer Lopez, Emma Muniz.


“Jennifer dukej e hollë dhe ishte e veshur ‘casual’. Ajo nuk shkëlqente si herën e fundit kur erdhi në festën e shkollës. Ajo dukej më e largët se zakonisht kur përshëndeti Benin. Emme ishte ende mjaft e emocionuar”, tha dëshmitari.

Çifti nuk është shfaqur në publik që nga 30 marsi, kur u fotografuan në New York. Gjithashtu, përflitet se çifti jetojnë të ndarë dhe jo në një shtëpi të përbashkët në Los Angeles. Por shumë shpejt Jennifer u dha fund thashethemeve, kur para disa ditësh vendosi në gisht unazën e saj të martesës.

Përndryshe, Jennifer u shfaq në Met Gala 2024 pa Benin dhe dy vitet e mëparshme erdhi me të. Në atë kohë, një burim i afërt me çiftin tha se ata kanë rregulla në martesën e tyre që puna e tyre nuk duhet të përfshijë shoqërimin së bashku.

Jennifer Lopez në ‘Met Gala 2024’ (Foto: Getty Images)

Ndërkohë një tjetër burim pohon se Beni nuk ka duruar më dhe i ka dhënë fund lidhjes. Ai thuhet se fokusohet te puna dhe fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori