LAJMI I FUNDIT:

Pas takimit me Vuçiqin, shefja e Komisionit Evropian shpjegoi se çfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia

Pas takimit me Vuçiqin, shefja e Komisionit Evropian shpjegoi se çfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i janë drejtuar publikut pas takimit në Beograd.

Me këtë rast, siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, von der Leyen ka shpjeguar se çfarë do të thotë njohja “de facto” e Kosovës, të cilën e ka përmendur disa herë në ditët e kaluara si kusht për Serbinë.


Siç thuhet më tej, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se çfarë do të thotë kërkesa e BE-së për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia, von der Leyen ka thënë se “bëhet fjalë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”.

“Ai parasheh disa hapa, si njohja e dokumenteve, institucioneve, dhe nga ana tjetër, shkon me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, të cilin Kosova duhet ta zbatojë. Kjo do të hapë rrugën për normalizimin e marrëdhënieve”, citohet të ketë thënë ajo.

"Të tjerat pas zgjedhjeve": Trajkoviq tregon se kur Vuçiq do t'i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës
Lexo po ashtu "Të tjerat pas zgjedhjeve": Trajkoviq tregon se kur Vuçiq do t'i njohë dokumentet dhe pasaportat e Kosovës

Dhe lidhur me raportet me Kosovën, mediat serbe theksojnë se Vuçiq ishte përqendruar në çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Sipas tij, “Prishtina për 11 vitet e kaluara kishte vetëm një obligim që ishte themelimi i ASK-së dhe nuk e themeloi atë”.

“Kemi pasur shkresa, katër dokumente që kanë të bëjnë me ASK, asnjëra nuk është zbatuar”, ka shtuar Vuçiq.

“Dush i ftohtë” për nacionalistët serbë – kryeministri i ri i Malit të Zi thotë se ndikimi i Beogradit do të jetë “zero”
Lexo po ashtu “Dush i ftohtë” për nacionalistët serbë – kryeministri i ri i Malit të Zi thotë se ndikimi i Beogradit do të jetë “zero”

Ndërsa kur bëhet fjalë për zgjerimin e BE-së, von der Leyen ka thënë “lufta ruse në Ukrainë ka çuar në ndryshime të thella politike dhe turbulenca”.

“BE-ja e ka në krye të agjendës temën e zgjerimit, por edhe vendet kandidate duhet të jenë të gatshme për zgjerim. Ky është një proces i dyanshëm, ne duhet t’i bëjmë detyrat tona, por bëni edhe ju. Merrni hapa përpara drejt BE-së”, ka thënë ndër tjerash Ursula von der Leyen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori