Ka mjaftuar një reagim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, që edhe zyrtarë të tjerë në Beograd si në kor, të sulmojnë kryeministrin Kurti e madje të kërcënojnë edhe me konflikt të hapur me Kosovën.
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se “po e minon paqen me çdo vendim dhe se ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare duke mohuar të drejtat themelore të njeriut për serbët në Kosovë”.
Ajo ka vlerësuar se pas vendimit për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, “marrëveshja e Brukselit është e vdekur”.
“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë vazhdon. Me çdo vendim të tij, Kurti minon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për anëtarët e popullit tonë në Kosovë”, tha Brnabiq në një postim në Twitter.
Një hap më tej ka shkuar ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.
“Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin fyes “šiptari) po e përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çfarëdo aksioni të dhunës kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar nga urrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabiliteti i rajonit tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin, transmeton Telegrafi.
Lidhur me suspendimin e Stevanoviqit ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke e cilësuar si “skandaloz” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai shtoi se të premten, më 25 mars, pritet të shkarkohen “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës njoftoi më 24 mars se ka suspenduar Stevanoviqin, por institucionet e Kosovës nuk kanë konfirmuar se suspendimi i saj ka ardhur pasi ajo ka marrë pjesë në takimin me Vuçiqin në Beograd.
Marrëveshja e Brukselit parasheh integrimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë në institucionet e Kosovës.
Vuçiq pretendoi se Kurti me këto veprime dëshiron që të prishë paqen në Kosovë.
“Është ai që me këto vendime dëshiron të sulmojë popullin serb kudo që jeton”, tha ai, duke shtuar se Serbia dëshiron që ta ruajë paqen dhe se do t’i drejtohet për këto veprime shteteve të Quint-it dhe komunitetit ndërkombëtar.
Më 22 mars, Vuçiq u takua me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, me të cilët bisedoi për moslejimin që zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale serbe të mbahen në Kosovë. Pas atij takimi, u paralajmërua se në jug dhe veri të Mitrovicës, më 25 mars, serbët do të mbanin protesta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës