Pas rreth 4 orësh del nga SPAK-u, Haxhinasto: U pyeta si dëshmitar

Ish-ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku ka qëndruar për 3 orë e 40 minuta.
Sipas burimeve, Haxhinasto është pyetur për dosjen ndaj Ilir Metës në cilësinë e personit që ka dijeni.
I pyetur nga mediat pasi doli nga SPAK, Haxhinasto tha se ishte pyetur si dëshmitar.
“Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”, duke mos dhënë detaje të tjera, raporton EuronewsAlbania.
Haxhinasto ka mbajtur pozitat e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues dhe zv.kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).
Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë periudhës 2009-2013, ai ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
















































