Edhe dy persona janë arrestuar pasi më 18.09.2025 kishin rrëmbyer një person në lagjen Veternik në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë që dyshohet se është përdor në rast.


“Lagjja Veternik, Prishtinë 18.09.2025-23:10. Lidhur me rastin, janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Nga njëri i dyshuar është sekuestruar një pistoletë, që dyshohet që është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndryshe ditë më parë në lidhje me këtë rast janë arrestuar edhe dy të tjerë, të cilëve iu është caktuar masa e ndalimit. /Telegrai/