Pandemia me COVID-19 dhe greva e SBASHK-ut kanë bërë që në vitet paraprake të mos kemi fillim të rregullt dhe mbarëvajtje të mirë mësimore.

E në këtë vit, çdo gjë shkoi sipas planifikimit me vetëm një telash, kompletimi i teksteve shkollore. Fëmijët ishin të entuziazmuar gjersa bashkë me prindërit e tyre shkuan në objektet shkollore, aty ku mësim nxënia është e larmishme e socializmi është pjesë e saj.


Kushtrim Peqani, njëri nga prindërit tha se këtë vit i është dashur që të angazhohet vet në blerjen e teksteve shkollore.

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 27 Kushtrim Peqani, prind /Foto: Ridvan Slivova/

Ai tha se ka pasur mungesë të disa librave, të cilat siç tha ai presin që të botohen në ditët e ardhshme.

“Ka shkuar në vitet e kaluara, veçse ndryshimi ka qenë që është dashur të angazhohem vet që t’i blej pajisjet shkollore. Për klasën e tretë i kam blerë dje, përveçse ka pasur mungesë të disa librave të cilat nuk janë botuar akoma në Dukagjin”, ka thënë ai.

Edhe, Amira Imeri për Telegrafin tha se janë përgatitë pjesërisht që fëmija i saj të fillojë shkollën, pasi është duke pritur të blejë disa tekste shkollore.

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 29 Amira Imeri, prind /Foto: Ridvan Slivova/

“Pjesërisht pasi ende po presim tekstet shkollore, e për tjerat jena përgatitë ”, tha ajo.

Po ashtu edhe Fatlume Gjigolli-Bujupaj u shpreh se i ka përfunduar më herët blerjen e teksteve shkollore.

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 30 Fatlume Gjigolli-Bujupaj, prind /Foto: Ridvan Slivova/

“Po i kemi përfunduar paraprakisht më herët, mirë ka shkuar. Telashe s’ka pasur diçka, gjithçka në rregull ka shkuar”, tha ajo.

Ekipi i Telegrafit gjatë ditës së sotme ka qëndruar në dy shkollat, "Faik Konica" dhe "Naim Frashëri", në Prishtinë. /Telegrafi/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 2 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Faik Konica", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 4 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Faik Konica", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Faik Konica foto Ridvan Slivova 3 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Faik Konica", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Naim Frasheri foto Ridvan Slivova 17 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Naim Frashëri", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Naim Frasheri foto Ridvan Slivova 15 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Naim Frashëri", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

fillimviti shkollor nxenes te shkolles Naim Frasheri foto Ridvan Slivova 13 Fillimi i vitit shkollor në ShFMU "Naim Frashëri", në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/