Arbër Zeneli është rikthyer në skuadrën e parë të Reims, pas lëndimit që e pësoi në vitin e kaluar.

Sulmuesi anësor kishte munguar për një kohë të gjatë te skuadra franceze, mirëpo është rikthyer të luajë për ta në barazimin 1-1 ndaj Monacos.


Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës ka luajtur edhe gjatë javës së kaluar, por me skuadrën e dytë të Reims.

arber zeneli 1 e1577459077663

Në këtë përballje që u zhvillua në javën e 27-të në Ligue 1, Arbëri kishte në dispozicion vetëm pesë minuta.

Ai u inkuadrua në minutën e 85-të te Reims, duke e zëvendësuar Tristan Dingome.

Rikthimi i Arbërit është i rëndësishëm edhe për Kosovën, para ndeshjes me Maqedoninë Veriore, që zhvillohet në mars.

Zeneli lëndimin e kishte pësuar në ndeshjen që Kosova luante kundër Malit të Zi në vitin e shkuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app