Kosova po pasurohet çdo ditë e më shumë, sidomos në sportin e xhudos – pasi medaljet e arta për t’u fituar tashmë janë bërë të zakonshme.

Përmes një njoftimi, Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se Fatjona Kasapi e ka fituar medaljen e artë në në Kupën Evropiane u-21 që u mbajt në Athinë të Greqisë.


Nga ky turne, pa medalje nuk u largua as Erza Muminoviq, që fitoi medaljen e Bronztë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të bërë nga KOK-u:

Fatjona Kasapi ka fituar medaljen e artë?, ndërsa Erza Muminoviq të bronztën?, në Kupën Evropiane U-21 në xhudo, që u mbajtë në Athinë të Greqisë.

Fatjona, Shpresë Olimpike 2022, fitoi të artën në kategorinë -57 kg, ndërsa Erza, bursiste olimpike Paris 2024, në -52 kg. /Telegrafi/

telegrafi sport app