LAJMI I FUNDIT:

Pas lodhjes së madhe fillon pushimet në fund të vitit, Rita Ora numëron sukseset e shumta që e shoqëruan gjatë 2019-s

Pas lodhjes së madhe fillon pushimet në fund të vitit, Rita Ora numëron sukseset e shumta që e shoqëruan gjatë 2019-s
Rita Ora (Foto: Randy Shropshire/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, ka pasur një vit shumë të suksesshëm.

Ajo e nisi vitin 2019 me promovimin e albumit të saj “Pheonix”, që e nxori në shitje në fund të 2019-s, teksa realizoi edhe shumë projekte të tjera filmike e televizive.

Rita Ora (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Të gjitha sukseset e saj gjatë këtij viti, 29-vjeçarja ka vendosur që t’i numërojë në një fotografi, që ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.


Teksa ka publikuar një fotografi në bikini, nga pushimet që po shijon me familjen në ishullin St. Barths, Rita në përshkrimin e fotografisë ka vënë në dukje se pavarësisht lodhjes, ia ka vletjur gjithçka për sukseset e shumta që pati gjatë këtij viti.

https://www.instagram.com/p/B6URWvclquU/

“Pushimet fillojnë tani. 2019 … ka qenë … i zënë … një film Oliver Twist (mezi presim që të gjithë ta shohin vitin e ardhshëm!) Një turne botëror, një shfaqje televizive, 5 kampanja, disa covera të revistave, 4 video muzikore, duke u përgatitur për 2020 … lançova tequilan time @prosperotequila e cila u rendit në top 10, vitin e parë!! (numër 7) hmmmm çfarë tjetër? Do të vijë tek unë, është vonë dhe jam lodhur ndërsa po e postoj këtë, por ju dua… Unë jam mirënjohëse dhe gati për vitin 2020”, ka shkruar këngëtarja e lindur në Prishtinë.

Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat me klip vazhdon të mbetet “New Look”, teksa pritet që gjatë vitit 2020 të sjell këngën e radhës. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

“Jam hedhur në zjarr për Gjestin”, Laerti - Rozanës: Lëre të shohim kush është pa ty

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori