LAJMI I FUNDIT:

Pas lirimit të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Haradinaj-Stublla: “Ashensori i drejtësisë” shpëton vrasësit e grave në Kosovë

Pas lirimit të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Haradinaj-Stublla: “Ashensori i drejtësisë” shpëton vrasësit e grave në Kosovë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila sot ka liruar nga akuza Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të vitit 2015 në bjeshkët e Deçanit.

Haradinaj-Stublla e ka krahasuar me ‘drejtësinë e ashensorit”, e cila i shpëton vrasësit e grave në Kosovë.

“Lirimi i Naser Pajazitaj nga Supremja, i dënuar 35 vjet burg për vrasjen e Donjetës ma kujtoi ish shefen e EULEX Papadopoulou që pati quajtur drejtësinë në Kosovë elevator justice [drejtësi e ashensorit]. Vrasësit e grave në Kosovë i shpëton pikërisht ky ashensor i drejtësisë sonë: herë poshtë herë lart deri në lirim!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter, raporton Telegrafi.


Ndryshe, Kolegji penal i Gjykatës Supreme sot ka marrë vendim që ta lirojë nga akuza për vrasje Naser Pajazitajn, i cili ishte dënuar me 35 vjet burgim për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 06 prill 2023, e ka liruar N.P., nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor, i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë Uka-Lutfiu, zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjetës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme, për lirimin nga akuza Naser Pajazitajn, të akuzuarin për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vëllai i Donjetës u shpreh se nga sot e tutje më nuk kanë besim as në Polici, Gjykata e Prokurori, pasi siç shkroi ai, që shtatë vjet nuk kanë qenë në gjendje ta ndriçojnë rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori