Reperi i njohur, Fero, është liruar ditën e sotme (e martë) nga paraburgimi.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi avokati i tij, Ilir Shaqiri, i cili theksoi se reperi gjilanas ka arritur në një marrëveshje me palën e dëmtuar, ku iu ka kërkuar falje për sulmin e kryer në veturën e tyre para disa javësh.


Me t’u liruar nga paraburgimi, reperi emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, u lajmërua për fansat e tij në Instagram.

IMG 7769 e1660674004462

Ai hyri në një lidhje direkte nga dyqani i floktarisë, pasi ai është drejtuar menjëherë te berberi.

I njëjti nuk ka komentuar mbi rastin e tij, por thjeshtë i ka shoqëruar fansat me pamje gjatë kohës që ai ishte duke i prerë flokët e tij.

IMG 7770 e1660673674651

Mbi të rëndon akuza e sulmit, për shkak se ishte filmuar javë më parë duke sulmuar një person në veturën e tij.

Pavarësisht lirimit nga paraburgimi, reperi nuk do t'i shpëtojë dënimit, pasi avokati konfirmoi për Telegrafin se janë në pritje të verdiktit final.

IMG 7771 e1660673711814

Në videon e së martës, Fero dukej i qetë dhe i relaksuar para ndjekësve të tij të Instagramit. /Telegrafi/

IMG 7772 e1660673747414 Foto: Fero/Instagram