(E plotësuar) Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Pas takimit ende nuk ka pasur ndonjë deklarim për media.


- - - - - - - -- - - - - - - -- - - - - - - - - - - - - - - --  -- - - - - - - - - -

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani ka nisur tashmë takimin me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Osmani do të takojë liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e situatës.

Kuvendi ka mbetur pa u konstituar tash e pesë muaj. LVV ka propozuar Albulena Haxhiun për kryearparlamentare, por që subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë.

Në 40 seancat e mbajtura, Kuvendi ka dështuar të konstituohet./Telegrafi/