LAJMI I FUNDIT:

Pas kritikave për intervenime të tepruara në fytyrë, Adriana Lima publikon fotografi pa makijazh: Kjo është fytyra e një nëne të lodhur

Pas kritikave për intervenime të tepruara në fytyrë, Adriana Lima publikon fotografi pa makijazh: Kjo është fytyra e një nëne të lodhur
(Foto: FIlmMagic/WWD/Penske Media/Getty)

Adriana Lima ka reaguar në rrjetet sociale për t’iu përgjigjur kritikave të atyre që sugjeruan se i ishte nënshtruar ndryshimi të fytyrës me intervenime estetike.

Ish-modelja e Victoria’s Secret ka shpërndarë një fotografi pa makijazh për të hedhur poshtë pretendimet se kishte bërë një operacion estetik në fytyrë.

“Fytyra e një nëne të lodhur e një vajze adoleshente, dy para-adoleshentëve, një djali aktiv, një njëvjeçari që mëson të ecë dhe tre qenve… faleminderit për shqetësimin tuaj”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë.


(Foto: Instagram/adrianalima)

Komenti erdhi pasi ajo u fotografua në tepihun e kuq para premierës së filmit “The Hunger Games: The Ballad of Songbirds & Snakes” në Los Angeles.

Adriana Lima habiti fansat me daljen e fundit në tepihun e kuq: Çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?
Lexo po ashtu Adriana Lima habiti fansat me daljen e fundit në tepihun e kuq: Çfarë ka ndodhur me fytyrën e saj?

Bukuroshja me origjinë braziliane u shfaq me një fustan të shkurtë të zi me mëngë të gjata, me dizajne të kuqe, por fansat e përqendruan të gjithë vëmendjen në fytyrën e saj.

Shumë supozuan se Adriana kishte bërë ndonjë operacion kozmetik në fytyrë – tërheqje të fytyrës, ‘Fox eye’ ose diçka tjetër. Në rrjetet sociale njerëzit pyesnin veten se çfarë ndodhi me fytyrën e saj dhe disa shkruanin se nuk mund ta njihnin. /Telegrafi/

(Foto: Bauer-Griffin/FilmMagic)

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Një formë ndryshe si të parandalohen sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi

Një formë ndryshe si të parandalohen sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi

Ushqim i shëndetshëm
Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell

Çfarë është melasma? Pjesët e njollosura në lëkurën tuaj që errësohen në diell

Estetikë
Fustani i nusërisë së Ariana Grandes u frymëzua nga Audrey Hepburn

Fustani i nusërisë së Ariana Grandes u frymëzua nga Audrey Hepburn

Femra
Kalo në kategori