LAJMI I FUNDIT:

Pas Koresë së Jugut dhe Gjermanisë edhe Zelanda e Re zbut masat kufizuese

Pas Koresë së Jugut dhe Gjermanisë edhe Zelanda e Re zbut masat kufizuese

Zelanda e Re, që është një nga vendet me masat më të ashpra sa i përket kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, javën e ardhshme pritet t’i zbut disa prej tyre, ka bërë të ditur sot kryeministrja e vendit Jacinda Ardern.

Ky vend që ka rreth 5 milionë banorë, në fund të marsit kishte mbyllur zyrat, shkollat, baret, restorantet e këndet e lojërave si dhe dyqanet që nuk shesin produkte ushqimore, transmeton Telegrafi.


Ardern kas thënë se ekspertët shëndetësore në këtë vend konsiderojnë se nuk ka më rrezik nga coronavirusi, duke paralajmëruar kështu zbutje të masave preventive me qëllim që të rimëkëmbet ekonomia.

Kështu nga java e ardhshme në mënyrë plotësisht të kontrolluar do të duhej të fillonte punën sektori i ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe shumë industri tjera. Kjo do të thotë se qindra mijëra njerëz do të rikthehen në punë. Me këtë veprim atyre do t’ju lejohet edhe udhëtimi në rajone të caktuara.

Megjithatë dyqanet, qendrat tregtare dhe restorantet do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në vendimin e radhës. Njëjtë vlen edhe për plazhet dhe peshkimin.

Pjesërisht do të hapen shkollat, por mësimi nuk do të jetë i obligueshëm. E sa i përket martesave dhe ceremonive të varrimit, ato do të zhvillohen me prezencën e dhjetë personave.

Ardern ka pranuar se ende dëshiron që pjesa më e madhe e qytetarëve të vendit të saj të vazhdojnë punën nga shtëpia, kurse fëmijët të mos shkojnë në shkollë.

Masat preventive dhe mbyllja e kufijve e shpallja e jashtëzakonshme para se të raportoheshin rastet e para më vdekje nga COVID-19, ka bërë që ky vend ta tejkaloj pandeminë pa ndonjë vështirësi.

Sot në Zelandë janë regjistruar nëntë raste të reja me coronavirus, ku numri i përgjithshëm i të prekurve deri më tani ka shkuar në 1.440, kurse i atyre që kanë humbur jetën në 12. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Moment dramatik në Xhakarta - punonjësi i aeroportit bie nga aeroplani, nuk e vëren se kishin lëvizur shkallët e daljes

Azia
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin që fshihet prapa ndërtimit të piramidave të Egjiptit

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Ushqimet e linjave ajrore dikur ishin të bollshme dhe luksoze - një histori e shkurtër se si kanë ndryshuar gjatë viteve

Amerika
Kalo në kategori