LAJMI I FUNDIT:

Pas konferencës për shtyp të Thaçit, reagon Nagavci: Presidenti fillimisht duhet t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit

Pas konferencës për shtyp të Thaçit, reagon Nagavci: Presidenti fillimisht duhet t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që njëherësh është edhe nënkryetare e VV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas konferencës për medie të presidentit Thaçi.

Nagavci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi para se gjithash duhet t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Albin Kurti për konsultim.

Postimi i plotë i Nagavcit:

“Presidenti Thaçi në konferencën për media, disa herë përmendi që respekton Kushtetutën e vendit. Shumë mirë. Vetëm edhe duhet të ketë të qartë se si i përcakton Kushtetuta obligimet dhe përgjegjësitë e Presidentit, të Qeverisë dhe të Kryeministrit të vendit.

Dikush duhet t’i sqarojë Presidentit Thaçi se ai duhet fillimisht t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për konsultim, të sigurohet se ka kuptuar se cila është politika e jashtme që propozon dhe zbaton Qeveria dhe pastaj të përfaqësojë Republikën e Kosovës jas htë vendit, sipas kordinimit paraprak.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Qeveria propozon dhe zbaton politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit; ( nenit 93, pika 1.)

Kryeministri i vendit, këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit; (Neni 94, pika 9)

Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë; ( Neni 84, pika 1)”, ka shkruar Nagavci.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot në konferencë për media ka thënë se gjatë takimeve në SHBA i është thënë se janë të gatshme qindra miliona dollarë, për investime në Kosovë, posa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë një konference për shtyp, e cila ka ardhur pasi që i është “pamundësuar që këtë ta bënte në Kuvendin e Kosovës, Thaçi i ka cilësuar si shumë të rëndësishme dhe të suksesshme të gjitha takimet e bëra në Uashington. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori