LAJMI I FUNDIT:

Pas Kinseyt, edhe nëna e Vitaly Zdorovetskiy ndërpret finalen e Kupës së Botës në ‘cricket’ duke hyrë me bikini në fushë

Pas Kinseyt, edhe nëna e Vitaly Zdorovetskiy ndërpret finalen e Kupës së Botës në ‘cricket’ duke hyrë me bikini në fushë
Foto: Getty Images/Guliver

Një tjetër shpërqendrim me hyrjen e një individi në fushë ndodhi në finalen e Kupës së Botës në ‘Cricket’, e cila po zhvillohet mes Anglisë dhe Zelandës së Re, në Londër.

Femra që ka hyrë në fushë, e cila besohet të jetë Elena Vulitsky, 47 vjeçe, po reklamonte të njëjtin website për të rritur që Kinsey Wolanski promovoi me ndërhyrjen e saj në finalen e Ligës së Kampionëve, të zhvilluar ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit më 1 qershor në Madrid.

Nëna e Vitaly Zdorovetskiy, Elena, ndërhyn në Kupën e Botës së ‘cricket’-it, në Londër (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në momentin kur kjo ndodhi, Elena u kap dhe u tërhoq nga rojet e sigurisë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Ajo u hyri në mes të lojës me rroba banje të zeza, në mbishkrimin e të cilave promovohej faqja e filmave për të rritur.

Nëna e Vitaly Zdorovetskiy, Elena, u tërhoq me forcë nga forcat e sigurisë pas ndërhyrjes në Kupën e Botës së ‘cricket’-it, në Londër (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Elena Vulitsky përndryshe është nëna e krijuesit të faqes në fjalë, Vitaly Zdorovetskiy.

Ndërkohë, vajza që kishte ndërhyrë në finalen e Ligës së Kampionëve, Kinsey Wolanski, është e dashura e Vitalyt.

Kinsey Wolanski kishte ndërhyrë në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve 2019, në qershor (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Ky i fundit javë më parë ishte prezent në Kosovë për eventin e veturave që u organizua nga grupi “Merakli t’kerreve” në Vushtrri. /Telegrafi/

Vitaly Zdorovetskiy në Kosovë (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Laerti kërkoi një darkë vetëm më Olën, por revoltohen banorët e tjerë duke i quajtur falsë

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Olta shfaqet atraktive dhe sensuale teksa shijon pushimet në Kubë

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
Kalo në kategori