LAJMI I FUNDIT:

Pas kërkesës së Vetëvendosjes, KQZ thotë se për zgjedhjet në Podujevë vendosin institucionet tjera

Pas kërkesës së Vetëvendosjes, KQZ thotë se për zgjedhjet në Podujevë vendosin institucionet tjera
Foto: ARKIV

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kërkesë në KQZ ku kërkojnë që zgjedhjet për kryetar të Podujevës të mbahen me 14 qershor 2020, por këtë kërkesë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari po e konsideron presion në kohë pandemie.

“Po duket që Vetëvendosje e ka gabuar adresën me atë kërkesë pasi që KQZ nuk është institucion që cakton kohën kur mbahen zgjedhjet, por po shihet se është një formë presioni që kjo parti bën ndaj institucioneve të vendit. Si do që të jetë unë pres që vlerësimin për mbajtjen apo jo të zgjedhjeve duhet ta vendosin IKSHPK-ja, Ministria e Shëndetësisë e pastaj Presidenti ta caktojë datën e zgjedhjeve. Për ne si administratë komunale dhe si parti politike më të rëndësishme janë jetët e njerëzve se data e zgjedhjeve”, deklaroi Rudari për RTV Dukagjinin, përcjell Telegrafi.

Valmir Elezi nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve thotë për RTV Dukagjinin ka thënë se ky institucion do t’i përmbushë detyrat e veta ligjore por se sipas tij për shëndetin publik vendos dikush tjetër.

“Sikurse në të kaluarën KQZ do t’i përmbush detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore. Ndërkaq në lidhje me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, deklaroi Valmir Elezi.

Kujtojmë që më 14 mars Presidenti pezulloi mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës për ta parandaluar përhapjen e coronavirusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori