LAJMI I FUNDIT:

Pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Duda, reagon vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj

Pas kërcënimeve të vazhdueshme nga Duda, reagon vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj

Reperi i njohur Unikkatil po përgatiet që sonte (e enjte) të mbajë koncert për të gjithë fansat e tij në Gjilan.

Mirëpo prania e tij në këtë qytet ka zemëruar disa prej reperëve të Gjilanit, më konkretisht reperin Duda.

Ky i fundit kërcënoi publikisht por edhe me mesazhe private në drejtim të organizatorëve të këtij koncerti, duke i kërkuar anulimin e tij.


Duda kërcënon me jetë ish-burrin e 'Sasës' së "O Sa Mirë", për sjelljen e Unikkatilit në Gjilan
Lexo po ashtu Duda kërcënon me jetë ish-burrin e 'Sasës' së "O Sa Mirë", për sjelljen e Unikkatilit në Gjilan

Si rrjedhojë, Policia e Kosovës ndërmori masa deri në arrestimin e DJ Wrondon, teksa i kërkuar për rastin në fjalë ishte edhe vet reperi Duda.

Policia jep detaje për arrestimin e DJ Wrondon: Kanosi pronarët e diskotekës ku do të performojë Unikkatili
Lexo po ashtu Policia jep detaje për arrestimin e DJ Wrondon: Kanosi pronarët e diskotekës ku do të performojë Unikkatili

E pas gjithë këtyre kërcënimeve, më në fund ka pasur edhe një reagim nga label-i “TBA”, më saktësisht nga vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj.

Ai ka publikuar në InstaStory profilin e Dudës në Instagram, i cili është i bllokuar në llogarinë e tij, teksa shkruan në përshkrimin e fotografisë se që prej vitit 2012 është në Kosovë dhe se nuk ka frikë nga askush.

Foto: Mentor Palokaj/InstaStory

“Oo ti djal prej 2012 jom ne Kosovë po qa …po thu demek kur sje knena po vina lej ato prralla mos bo stila neper internet se kurr kujt sja ka ni per ty”, ka shkruar vëllai i reperit.

Ndërkohë, Duda aktualisht ndodhet jashtë shtetit, teksa përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për bojkotim të koncertit, në të kundërt shkruan se nuk do ta quante veten kurr si qytetar të Gjilanit. /Telegrafi/