Pas huqjes nga afërsia, Rashford vjen me driblimin e vitit në Ligën Premier - anglezi na kujton Ronaldinhon

Marcus Rashford ka bërë thuajse driblimin më të mirë të sezonit në kampionat anglez, Ligën Premier.
Manchester Unitedi ka fituar në shtëpi me rezultat 3-1 ndaj Brightonit në takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ligën Premier.
Golat në këtë takim u shënuan nga Andreas Pereira (17'), Davy Propper (19', OG) dhe Marcus Rashford (66') për vendasit, ndërsa Lewis Dunk (64') për mysafirët.
Përveç golit të shënuar, sulmuesi anglez Rashford ka bërë një driblim shumë të bukur.
Driblimi i anglezit ndaj lojtarit të Brightonit, Davy Propper, erdhi në minutën e 75-të të takimit.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































