Tërmetet e fuqishme prej 7.1 magnitudë që goditën Kaliforninë gjatë javës së kaluar, duket se kanë shkaktuar një qarje të thellë të tokës e cila mund të vërehet edhe nga hapësira.

Kur filluan dridhjet rreth orës 20:20 toka filloi të çahej, e tërmeti i dytë që goditi Kaliforninë brenda 48 orëve, ka bërë që çarja të jetë shumë e thellë, transmeton Telegrafi.


2 38

Dridhjet e fuqishme shkaktuan dëme materiale edhe në lokale të ndryshme afariste, shtëpi e ndërtesa. Megjithatë kur gjithçka përfundoi dhe të nesërmen lindi dielli, u pa se kishte "ndërruar" topografia.

3 27

Pamjet satelitore të cilat i ka publikuar "Planet Labs" që ia dorëzoi CNN për transmetim, tregojnë çarjen në tokë në afërsi të epiqendrës së tërmetit.

5 23

Çarja është zgjeruar me shpejtësi të madhe në një hapësirë që dikur ishte e mbuluar nga uji. /Telegrafi/

6 18

7 15