Memli Krasniqi ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniq në një konferencë për media ka bërë të ditur se të hënën do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.


“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.

Krasniqi përmbylli fjalimin e tij me mirënjohje për qytetarët, aktivistët, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij. /Telegrafi/