Jennifer Lopez dhe Ben Affleck filluan muajin e tyre të dytë të mjaltit me një shëtitje me varkë të martën (23 gusht) në një hotel të bukur italian.

Dyshja u fotografuan në Grand Hotel Tremezzo në liqenin Como në Italinë Veriore, dalja e parë e çiftit të famshëm që nga dasma e tyre e fundjavës në pronën e "plantacionit" të Affleck në Gjeorgia që u kushtoi rreth 8.9 milionë dollarë.


Të porsamartuarit – të cilët u martuan për herë të dytë të shtunën – u panë duke lundruar nëpër liqenin Como ndërsa ishin ulur në pjesën e pasme të një varke. Ata ishin kryesisht vetëm përveç kapitenit dhe bashkëkapitenit.

Screenshot 2 107 Foto: Backgrid

Lopez, 53, vazhdoi veshjen në të bardha teksa u pa me një fustan me mëngë të gjata. Ajo e kompletoi ‘look’-un me një çantë të bardhë dhe aksesorë floriri, shkruan PageSix.

Nga ana tjetër, Affleck, 50 vjeç, kishte veshur një këmishë të kaltër me mëngë të gjata me pantallona bezhë dhe atlete të bardha. Ai mbante edhe një byzylyk floriri.

Screenshot 1 129 Foto: Backgrid

Gjatë shëtitjes me varkë, çifti dukej i mbështjellë në një bisedë intensive dhe këngëtarja ndërthuri krahët e saj rreth krahëve të të shoqit.

Pavarësisht bisedës në dukje serioze, të porsamartuarit ndanë një puthje të ëmbël përpara se aktori i "Batman" të shikonte me dashuri nusen e tij të re.

Screenshot 4 68 Foto: Backgrid

Po atë ditë, çifti ishte fotografuar gjithashtu duke drekuar në Grand Hotel Tremezzo në Liqenin e Komos.

Sipas fotove të siguruara nga Daily Mail, fituesi i “Oscars” u kap duke parë fotot e bashkëshortes së tij në telefon, e cila kishte veshur tre fustane Ralph Lauren në ditën e tyre të madhe.

61665183 11139867 Ben Affleck and Jennifer Lopez were photographed at the Grand Ho a 28 1661300521044

Gjatë fundjavës, çifti i njohur festoi dashurinë e tyre me një festë tre-ditore.

Ata i nisën gjërat me një darkë provash të premten përpara se të martoheshin për herë të dytë para miqve dhe familjes të nesërmen. Ata e mbyllën fundjavën me një drekë të dielën.

Pavarësisht festës mahnitëse krejt të bardhë, fundjava nuk shkoi aq mirë sa shpresonin.

61665175 11139867 Ben could also be seen gesticulating vigorously while talking to a 32 1661300521138

Çifti duhej të nxitonte në spital të premten pasi nëna e Affleck u rrëzua në pronën e aktorit në Georgia dhe kërkoi kujdes mjekësor. Ndërsa një mysafir i dasmës u nxor nga vendi i ngjarjes me një ambulancë të shtunën.

Një muaj më parë, Lopez dhe Affleck "fluturuan në Las Vegas" dhe thanë "Po" njëri-tjetrit në “A Little White Chapel” përpara dy prej pesë fëmijëve të tyre. Seraphina e yllit të "Argo"dhe një nga binjaket 14-vjeçare të këngëtares, Emme.

61665189 11139867 image m 39 1661301340642

Menjëherë pas martesës së tyre të shpejtë, ata u fotografuan në muajin e mjaltit në Paris.

Të gjithë fëmijët e tyre – përfshirë ata të aktorit Violet dhe Samuel dhe ata të këngëtares Emme dhe Max – ishin të pranishëm në dasmën e dytë. /Telegrafi/

Screenshot 3 83

61658771 11139867 Wedding splash Jennifer Lopez has shared a look at her stunning  a 41 1661304807644