LAJMI I FUNDIT:

Pas aksidentit në Kroaci, Avokati i Popullit u kërkon autoriteteve të monitorojnë zbatimin e ligjit të punës

Pas aksidentit në Kroaci, Avokati i Popullit u kërkon autoriteteve të monitorojnë zbatimin e ligjit të punës

Avokati i Popullit pas aksidentit tragjik në Kroaci ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të merren seriozisht me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Nga Avokati i Popullit kanë thënë se në vazhdimësi kanë përcjellë zbatimin e ligjeve përkatëse që kanë të bëjmë me kushtet e punës, sigurinë dhe shëndetin në punë, për çfarë edhe kanë hapur hetime sipas detyrës zyrtare dhe se do të dalin me konstatime dhe rekomandime konkrete për autoritetet përkatëse.

“Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës u ka shprehur ngushëllime më të përzemërta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Sllavonski Brod, Kroaci dhe njëherësh i uron shërim të shpejtë bashkatdhetarëve tanë të lënduar në këtë aksident”.


“Me këtë rast, Avokati i Popullit i shprehë mirënjohje autoriteteve të Republikës së Kroacisë për reagim të shpejtë dhe vënien në dispozicion të resurseve dhe kapaciteteve të saj në trajtimin e të lënduarve dhe të mbijetuarve nga ky aksident tragjik. Është koha e solidarizimit me bashkatdhetarët tanë të përfshirë në këtë aksident dhe me familjet e tyre”.

“Avokati i Popullit u bën thirrje autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës që seriozisht të merren me monitorimin e zbatimit të ligjeve përkatëse, në veçanti të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, është thënë në një njoftim për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Vodhi produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Vodhi produkte ushqimore në vlerë rreth 80 euro, i dyshuari në Prishtinë dërgohet në mbajtje

Kalo në kategori