LAJMI I FUNDIT:

Pas 25 vitesh, Milo Gjukanoviq jep dorëheqje nga posti i kryetarit të DPS-së

Pas 25 vitesh, Milo Gjukanoviq jep dorëheqje nga posti i kryetarit të DPS-së

Kryetari i DPS-së së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do të japë dorëheqje nga kjo pozitë. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë do të jetë Danijel Zhivkoviq, tani kryetar i grupit parlamentar të partisë. Gjukanoviq ishte në krye të DPS-së që nga viti 1998, pra për 25 vjet.

Për këtë vendim Gjukanoviq ka njoftuar kolegët e partisë. Gjukanoviq u mund së fundmi në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, raporton rtcg.

Presidenti në largim i Malit të Zi kishte paralajmëruar tërheqjen gjatë kongresit të partisë në vitin 2021, por më pas deklaroi se nuk ishte koha për këtë.


Mirëpo, në mes të muajit mars, Gjukanoviq njoftoi se do të tërhiqej nga pozita e liderit të asaj partie.

Ai tha se zgjedhjet e brendshme partiake në DPS do të mbahen pas zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, ku më pas do të zgjidhet kryesia e re e partisë.

Që nga viti 1991, Gjukanoviq ishte nënkryetar i DPS-së së Malit të Zi. Kur konflikti me ish-udhëheqësin Momir Bulatoviq u përshkallëzua në vitin 1997, Milica Pejanoviq Gjurisiq u zgjodh në postin e presidentit të partisë.

Kongresi i tretë u mbajt më 31 tetor të vitit 1998 dhe më pas në postin e presidentit u zgjodh Gjukanoviq, pozitë të cilën e ka mbajtur deri më sot.

Kongresi i fundit i DPS u mbajt në janar të vitit 2021, pas humbjes në zgjedhjet e 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori