LAJMI I FUNDIT:

Partizani turpërohet në Rusi, pëson debakël nga Krasnodari (Video)

Partizani turpërohet në Rusi, pëson debakël nga Krasnodari (Video)

Skuadra ruse, Krasnodari ka mundur Partizanin e Tiranës me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimin në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare është turpëruar në udhëtimin e saj në Rusi, pasi ka humbur me rezultat të thellë 4-0 nga Krasnodari.

Me të filluar takimi, u pa se ndeshje nuk pritet të jetë e barabartë, pasi vërehej dallimi në cilësi në mes të dy skuadrave.


Nuk vonoi shumë dhe rusët e Krasnodarit gjetën golin e parë me anë të penalltisë, të cilën e shndërroi në gol në minutën e 18-të anësori sulmues, Joaozinho.

Futbollisti kosovar i Partizanit thyen të gjitha rregullat në Rusi (Foto/Video)
Lexo po ashtu Futbollisti kosovar i Partizanit thyen të gjitha rregullat në Rusi (Foto/Video)

Rusët e Krasnodarin gjetën golin edhe dy herë gjatë pjesës së parë, ku fillimisht shënoi sulmuesi Smolov (27’) dhe pastaj edhe mbrojtësi Jedrzejczyk (45’).

Pjesa e dytë filloj me një qetësi nga skuadra ruse, ku kërkonin të ruanin energjitë për ndeshjet e ardhshme, dhe goli i katërt erdhi vetëm në minutën e 73-të, ku ishte një gabim i portierit Alban Hoxha, i cili më pas u parabolua nga sulmuesi Ari.

Pas kësaj humbje të thellë, skuadra e Partizanit do ta ketë shumë të vështirë apo të pamundur të kërkoj kualifikimin në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori