Partizani eliminohet nga Liga e Konferencës në turin e parë pas humbjes 0-1 ndaj Kalju në “Arenën Kombëtare”

Partizani u eliminua që në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, pas humbjes 0-1 në “Arenën Kombëtare” ndaj Kaljut, vetëm në kohën shtesë. Ndeshja e parë në Estoni përfundoi në barazim 1-1.


Gjatë 90 minutave të rregullta, skuadra e Partizanit ishte më e kërkueshme dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh.

Në minutën e 80’, ata patën një mundësi të artë për të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, por Xhulio Skuka dështoi, pasi portieri kundërshtar arriti të ndalojë gjuajtjen e tij.

Në kohën shtesë, pavarësisht disa përpjekjeve të “Demave” për të ndryshuar rezultatin, në minutën e 104’, Ivanov shfrytëzoi një kundërsulm dhe shënoi golin vendimtar që i dha kalimin më tej skuadrës estoneze.

Me këtë humbje, Partizani e mbyll aventurën e tij evropiane. /Telegrafi/

telegrafi sport app