Lidhja Demokratike e Kosovës është dënuar me 950 euro gjobë për shkak të vendosjes së panove të kandidateve të kësaj partie në rrugën publike, përkatësisht fshati Bibaj, Ferizaj.
PZAP ka shqiptuar këtë gjobë duke u bazuar nën nenin për zgjedhje lokale që përcakton veprimet e ndaluara të partive gjatë fushatës zgjedhore.
Gjobë i është shqiptuar edhe Aleancës Kosova e Re. AKR, dega në Prishtinë është dënuar me gjobë prej 600 euro për shkak të vendosjes së banerit në shtylla eletrike mbi rrugë publike tek Qendra e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë.
“Me datën 25.09.2017, PZAP-i ka pranuar një ankesë nga IDK me të cilën preton se me datën 25.09.2017, në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Mitrovicë, monitoruesit e tyre kanë hasur në baner nga Aleanca Kosova e Re, të vendosur në Shtylla elektrike mbi rrugë”, thuhet ndër të tjerash në këtë ankesë, percjell Indeksonline.
AKR e ka pranuar këtë ankesë, duke u arsyetuar se shkelja nuk ka qenë e qëllimshëm dhe se është bërë pa dijeninë e strukturave partiake dhe përgjegjëse për fushatë.
Pa gjoba nuk ka mbetur as Nisma për Kosovën. Ky subjekt politik është dënuar më gjobë në vlerë prej 500 euro.
Ky dënim ju është dhënë për shkak se në rrugën Ahmet Kaqiku në Ferizaj, është vendosur posteri i kandidatit për kryetar komune dhe i kandidatëve për asamble komunale të Ferizaj nga subjekti politik Nisma për Kosovë.
Partitë që janë dënuar kanë kohë 15 ditë ta paguajnë gjobën nga dita e pranimit të këtij vendimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arrestohet edhe një person i dyshuar për vrasjen e 48-vjeçarit në Kamëz
LSDM kërkon dorëheqjen e Taravarit dhe Klekovskit, pas gjendjes në Klinikën e Onkologjisë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova