LAJMI I FUNDIT:

Partitë shqiptare në Maqedoni kundër ndarjes së Kosovës

Partitë shqiptare në Maqedoni kundër ndarjes së Kosovës

Partitë politike në Maqedoni kundërshtojnë mundësinë e ndarjes së Kosovës, respektivisht ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Partia më e madhe në pushtet, LSDM, mbron parimin e mos ndryshimit të kufijve dhe atë të përmirësimit të raporteve ndërfqinjësore.

“LSDM-ja përfaqëson parimin e mos ndryshimit të kufijve në Ballkan. Politikat e LSDM-së janë të orientuara drejt integrimit të mbarë rajonit, ndërtimit të miqësisë, zhvillimit dhe përparimit të raporteve me fqinjët. Vetëm në këtë mënyrë rajoni mund të shkojë përpara drejt zhvillimit, përparimit dhe prosperitetit, që është në interes të gjithë qytetarëve”, thuhet në komentin e LSDM-së.

Nga BDI-ja thonë se tema të këtilla as që duhen diskutuar, pasi rajoni është në rrugë të mbarë për integrim në strukturat euro-atlantike.


“Kryetari Ahmeti është prononcuar disa herë në lidhje me temën e imponuar të ndryshimit të kufijve duke thënë se rajoni është në rrugë të duhur të paqes, sigurisë, stabilitetit, integrimit euro-atlantik dhe zhvillimit ekonomik. Prandaj skenarët e tillë që mund të nxisin domino efekt në gjithë rajonin, nuk duhet të zënë vend në diskursin publik”, thuhet në deklaratën e BDi-së.

Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski për Alsat M konfirmoi se partia e tij është kundër ndryshimit të linjave kufitare.

“Ne jemi kundër çfarëdolloj korrigjimi të kufijve”, tha Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE.

Derisa nga Aleanca për Shqiptarët theksojnë se shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur.

“Nuk ka asnjë kuptim të bëhet tregti me tokën tonë. Shqiptarët nuk kanë më territore për të humbur, përkundrazi”.

Mundësinë e korrigjimi të vijës kufitare Kosovë-Serbi e paralajmëroi Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, tani që janë intensifikuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura. /Alsat M/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori