LAJMI I FUNDIT:

Partitë shpenzuan rreth 3.6 milionë euro për fushatë, nuk kursyen as resurset publike

Partitë shpenzuan rreth 3.6 milionë euro për fushatë, nuk kursyen as resurset publike

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë janë zhvilluar në frymën demokratike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por krahas saj, subjektet politike në pushtet, pa dallim ndërmjet nivelit qendror dhe lokal kanë keqpërdorur resurset publike për qëllime të fushatës zgjedhore dhe se në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro nga partitë politike.

Në konferencën e Demokracisë në Veprim mbi procesin zgjedhor të vitit 2019, u tha se përveç LDK-së, të gjitha partitë e tjera kanë respektuar tavanin e shpenzimeve për fushatë zgjedhore.

Në gjithsej 787 aktivitete të monitoruara janë shpenzuar rreth 3.6 milionë euro.


Sipas DNV-së, KQZ-së iu janë dashur rreth 53 ditë për të certifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

Teksa u bën publike edhe numri i aktiviteteve zgjedhore nga partitë politike, ku prinë PDK me mbi 200 sosh, e po ashtu disa statistika të tjera rreth procesit zgjedhor.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu tha se procesi zgjedhor ka qenë nën frymën demokratike.

Ndërsa, ambasadori gjerman, Christian Held duke vlerësuar të mirë procesin zgjedhor të 6 tetorit kërkoi mes tjerash edhe reformë zgjedhore për t’iu shmangur vonesave.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori