Partitë politike paralajmërojnë se fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme më 12 prill, e cila ende nuk ka nisur zyrtarisht, do të jetë një nga fushatat më të tensionuara që mund të jenë zhvilluar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Ndryshimi i emrit të shtetit, proceset gjyqësore kundër ish-zyrtarëve, rasti “reket” i qeverisjes së tanishme e afera tjera pritet të dominojnë fushatën duke ndarë partitë në dy blloqe, në “tradhtar të kauzës kombëtare” dhe “patriot të së ardhmes evropiane të vendit”.
Se fushata do të jetë е pistë dhe komprometuese e ka thënë edhe kryeministri, Oliver Spasovski.
“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë një nga më të pistat në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediatike do të jenë përditshmëri e procesit zgjedhor. Por, institucionet shtetërore janë të gatshme për të siguruar që zgjedhjet të mbahen në rrethana normale”, ka deklaruar Spasovski në një intervistë për revistën “EU Observer”.
Nga LSDM-ja thonë se qëllimi i opozitës është që përmes lajmeve të rreme dhe mediave të financuara me para të dyshimta, të kthejnë vendin në periudhën e qeverisjes së Nikolla Gruevskit.
“OBRM-PDUKM-ja po zhvillon fushatë të zezë mediatike kundër shtetit me qëllim që të kthejë në pushtet Nikolla Gruevskin dhe të gjithë kriminelët e partisë. Me para të pista, Mickoski dhe OBRM-PDUKM po financojnë mediat që janë kundër të arriturave në shtet dhe kundër interesave të qytetarëve”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, nga LSDM-ja
Por, me akuza të ngjashme edhe nga OBRM-PDUKM-ja madje duke e krahasuar pushtetin me nazizmin. E gjithë kjo, sipas opozitës tregon se LSDM-ja është në panik nga siç thonë, disfata që e pret në zgjedhjet e ardhshme.
“Gjuha e urrejtjes që po përhap LSDM-ja në stilin e nazistëve nga shekulli i kaluar duhet menjëherë të ndërpritet. Nazizmi është mundur nga aleatët, por duket qartë se rrënjët ende i kanë mbetur në struktura të caktuara në LSDM. Kësaj politike duhet t’i jepet fund dhe kjo do të ndodhë në zgjedhjet e 12 prillit”, ka deklaruar Zhaklina Peshevska, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Përplasje para fushatës ka edhe mes partive shqiptare, por ende jo në nivelin e partive maqedonase.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se do të angazhohen për atmosferë demokratike dhe paqësore si dhe për zgjedhje të lira, që qytetarët të munden pa presion të realizojnë të drejtën e votës.
“Ne presim që të kemi një fushatë ferr, të lirë dhe demokratike e të qetë. Ne maksimalisht jemi të përqendruar në fitoren e radhës absolute të BDI-së”, ka deklaruar, Arbër Ademi, anëtar i kryesisë së kësaj partie.
Fitore pret edhe opozita shqiptare e cila me gjasë do të garojë në dy blloqe, dhe të dyja si synim kanë fitoren ndaj BDI-së. Nga koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe partisë Alternativa thonë se fushata e tyre do të jetë dinjitoze, pa etiketime e fyerje pasi në fokus do të ketë siç thonë “demaskimin e të gjitha dështimeve të BDI-së, jo vetëm gjatë këtij mandati qeverisës, por që kur ajo është pjesë e pushtetit në 15 vitet e fundit”.
Për zgjedhje të lira dhe demokratike me fushatë korrekte sipas standardeve ndërkombëtare kanë apeluar të gjithë diplomatët perëndimor në vend duke theksuar rëndësinë që ka kjo për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë