LAJMI I FUNDIT:

Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen në Anamoravë

Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen në Anamoravë

Pas Gjilanit dhe Kamenicës, Partia Socialdemokrate vazhdon shtrirjen dhe zgjerimin e saj në tërë Anamoravën.

Sot janë hapur zyrat e PSD-së në komunën e Vitisë, ku po dinamizohet konsolidimi i degës.


Para grupit punues dhe mbështetësve, kryetari Shpend Ahmeti dhe deputetët Salih Salihu e Besa Baftiu, e cilësuan zyrën e PSD-së në Viti si adresë për të gjithë qytetarët që ballafaqohen me probleme të shumta.

Me këtë rast u diskutua alternativa e Partisë Socialdemokrate karshi problemeve lokale, si dhe për angazhimet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, e veçanërisht për përgjegjësitë e marra në procesin e dialogut.

Vitia mund të listohet ndër komunat me shumë probleme, sidomos për shkak të shpërfilljes së saj nga ana e qeverive qendrore në Republikën e Kosovës. Ajo vuan po ashtu nga pasojat e paaftësisë së qeverisjes në nivel lokal për t’i zgjidhur problemet ekzistenciale të vitiasve.

Shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në gjithë komunën, mungesa të rrjetit të kanalizimit dhe administrimi i mbeturinave janë vetëm disa nga problemet që nuk janë zgjidhur nga pushtetet. Sot, qytetarët e Vitisë janë komuna e dytë në Kosovë me pakënaqësinë me të lartë lidhur me ndriçimin publik. Të njëjtit numërojnë probleme të ndryshme edhe nëpër shkolla.

Përpos programit të qartë social dhe zhvillimor, Partia Socialdemokrate është e dëshmuar me politikat e saj transformuese në nivelin lokal. Sikurse Kamenica dhe Prishtina, së shpejti, Vitia do t’i përjetojë ndryshimet në nivelin komunal.

Planifikimi hapësinor dhe urban, transparenca radikale e shpenzimeve të parasë publike, shërbimet cilësore publike, çlirimi dhe zhvillimi i hapësirave publike, kushtet më të mira infrastrukturore, shansat e njëjta në punësim, shpërndarja e barabartë të investimeve, mbështetja për më të varfrit, janë vetëm disa nga prioritetet programore që do t’i jetësojë nesër qeverisja e Partisë Socialdemokrate në komunën e Vitisë.

Partia Socialdemokrate është alternativa e vetme ndaj pushteteve klienteliste dhe korruptive të deritanishme të cilat i kanë thelluar pabarazitë, si dhe ndaj partive opozitare që zhurmojnë ndaj padrejtësive dhe i thellojnë ato kur e marrin pushtetin.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori