LAJMI I FUNDIT:

Partia e Nenad Rashiqit akuzon Listën Serbe për shantazhe dhe presione ndaj familjarëve të kandidatëve për deputetë

Partia e Nenad Rashiqit akuzon Listën Serbe për shantazhe dhe presione ndaj familjarëve të kandidatëve për deputetë

Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, e cila drejtohet nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka shprehur shqetësim të thellë dhe ka dënuar ashpër presionet dhe kërcënimet që po u bëhen kandidatëve të saj për deputetë nga kundërshtarët politikë, veçanërisht siç shprehen ata nga përfaqësuesit e Listës Serbe.

Sipas një deklarate të lëshuar nga partia, këto presione janë intensifikuar pas zyrtarizimit të kandidaturës në zgjedhjet e ardhshme.

” Me shqetësim të thellë, vëmë në pah faktin se anëtarët e familjeve të kandidatëve tanë për deputetë po përballen me presione në vendet e tyre të punës. Këto presione përfshijnë shkarkime të parapërgatitura dhe shantazhe për shkak të bindjeve politike të familjarëve të tyre”, thuhet në njoftim.


Partia ka theksuar se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave për lirinë e shprehjes politike dhe synojnë të shkatërrojnë frymën demokratike në vend.

“Është veçanërisht e papranueshme që objekt i këtyre sulmeve bëhen anëtarët e familjes, të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në aktivitete politike, por vetëm për shkak të lidhjeve të tyre familjare me anëtarët tanë të partisë,” vijon deklarata.

Ky subjekt ka paralajmëruar se këto veprime janë të paligjshme, të pamoralshme dhe ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen përpara drejtësisë.

Partia apelon te institucionet përkatëse që të mbrojnë punëtorët e prekur dhe të ndëshkojnë ata që kanë ndërmarrë këto akte.

“Ftojmë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe qytetarët të bashkohen në mbrojtjen e lirisë dhe drejtësisë. Nuk do të lejojmë që kërcënimet dhe presionet të na ndalin në mbrojtjen e të drejtave të çdo individi për zgjedhje të lira dhe të pavarura,” përfundon deklarata. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase, nënën e kam nga Kosova

Lajme
“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

“Si i lejon Zoti masakrat?” - kryepeshkop Joani i përgjigjet pyetjeve të Ramës: E keqja vjen nga deformimi që bëri njeriu

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Haradinaj kujton Fetnete Ramosajn në gjashtë vjetorin e vdekjes: Gratë e UÇK janë vlerë historike që rrallë ndonjë komb tjetër i ka

Lajme
Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Duda Balje: Kemi 20 vjet që presim për një komunë boshnjake, nuk kemi shtet rezervë

Politikë
Kalo në kategori