Planet për një ishull artificial për të strehuar 35 mijë njerëz dhe të mbrojë portin e Kopenhagës nga ngritja e niveleve të detit janë miratuar nga deputetët danezë.

Ishulli gjigant, i quajtur Lynetteholm, do të lidhej me kontinentin përmes tuneleve dhe një linje metroje.


Miratimi nga parlamenti i Danimarkës hap rrugën për projektin 2.6 km/katrorë, i cili do të fillojë në fund të këtij viti, raporton bbc.

Por ajo përballet me kundërshtim nga ambientalistët që kanë shqetësime mbi ndikimin e ndërtimit të tij.

Planet për Lynetteholm përfshijnë një sistem digash rreth perimetrit të tij, me synimin për të mbrojtur portin nga ngritja e niveleve të detit dhe stuhive.

Nëse ndërtimi vazhdon siç është planifikuar, shumica e themeleve për ishullin jashtë kryeqytetit të Danimarkës duhet të ekzistojnë deri në vitin 2035, me një qëllim për të përfunduar plotësisht projektin deri në vitin 2070. /Telegrafi/

118793791 hi067829387

118803947 73e99ba8 32f7 4258 930b 3dcfb6a1f2c5