Problemi me parkimin në Tetovë në ka fund. Një problem që zgjatë me dekada assesi të gjejë zgjidhje. Krahas mungesës së vendeve të parkimit, që janë premtuar nga të gjithë kryetarët e komunave, problem në vete kohëve të fundit janë bërë edhe parkimet në rreshtat e dyfishtë, apo parkimi jo i lejuar paralel me zonën e parkimit. Me një fjalë, nëse një qytetar parkon veturën e tij në zonë parkimi, vjen një vozitës tjetër dhe me veturën e tij parkohet paralel dhe pamundësohet dalja nga parkimi. Kjo shkakton shumë probleme edhe mes qytetarëve të cilët paguajnë në mënyrë të rregullt për parkim por më pas nuk mund të dalin. Shpesh herë ka edhe zënka mes vozitësve për këtë dukuri dhe fenomen që është shumë i përhapur në pjesën qendrore të Tetovës.
“Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë në koordinim me pushtetin lokal në Tetovë çdo ditë ndërmerr masa dhe aktivitete për më shumë rend dhe siguri në komunikacion sa I përket parkimit në qytetin e Tetovës. Gjatë katër muajve të kaluar numri I masave për këtë lloj kundërvajtje arrin shifrën 906, ndërsa numri i veturave që janë marrë nga shërbimi I merimangës është 1440. Pjesa më e madhe e masave kanë të bëjnë me parkimin në vend të gabuar dhe në të ashtuquajtura reshta të dyfishtë. Me këtë rast janë përgatitur edhe padi adekuate dhe vozitësit do të ballafaqohen me dënime të cilët fillojnë nga 25 deri në 180 euro. Me të njëjtën dinamikë do të vazhdojnë aktivitetet edhe gjatë periudhës së ardhshme ku orari i tre automjeteve të shërbimit të merimangës do të jetë në qarkullim nga ora 9 deri në orën 23, me qëllim që të largohen në kohë veturat të cilët pengojnë në qarkullimin e lirë të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Me këtë rast në fokus do të jetë veturat të cilët parkohen në udhëkryqe, në vijat e bardha për këmbësorë, në zona të gjelbra dhe në reshta të dyfishtë, e cila kohëve të fundit është shumë e përhapur në zonën qendrore në Tetovë”, deklaroi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Vitin e kaluar policia dhe komuna ndërmorën aksion në qytetin e Tetovës që të lirohen rrugët nga veturat që pengojnë qarkullimin e lirshëm dhe që parkohen në korsinë e dytë. Kryesisht ky aksion u zhvillua disa javë dhe më pas është ndërprerë intensiteti i të dy institucioneve për të mirëmbajtur më shumë rregull në këtë drejtim. Pas atij aksione gjendja vazhdon të jetë si më parë dhe parkimi në korsinë e dytë është prezent çdo ditë. Nga ana tjetër,se a mund të ketë rregull në Tetovë e vërtetojnë rastet kur ka vizitë të delegacioneve të larta qoftë shtetërore qoftë nga jashtë. Në atë rast, policia arrin që të mbajë në kontroll të gjithë komunikacionin dhe këta vizita të kalojnë pa probleme, kurse pas shkuarjes së tyre gjendja kthehet si më parë. Shpesh herë arsyetimet e policisë në këtë drejtim janë se kanë pak ekipe në terren dhe nuk arrijnë të mbajnë në kontroll situatën. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja