LAJMI I FUNDIT:

Paris Hilton me flokë të zinj duket aq ndryshe sa njerëzit nuk e njohën

Paris Hilton me flokë të zinj duket aq ndryshe sa njerëzit nuk e njohën

Festa e Halloween-it do edhe pak orë që të mbërrijë, por ndoshta ky argument nuk ka qenë mjaftueshëm bindës për milioneren Paris Hilton që ajo ta fillojë festën gati dy javë para

Fundjavën e kaluar, ajo u shfaq përmes disa fotove në rrjetet sociale, ku askush nuk e njohu pasi ajo vetëm Paris Hilton nuk duket.


Shumë larg imazhit të biondes së përjetshme, ajo u shfaq me flokë brunë (me siguri paruke) dhe ngjashmëria me këngëtaren Katy Perry është identike.

Mamaja e re u shfaq e veshur me kostum lëkure të kuq, me pantallona me thekë dhe kapelën me dizajn kërpudhe për veten dhe të birin.

View this post on Instagram

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Të shumtë kanë qenë admiruesit e saj, që nuk i kanë kursyer komentet në foto dhe në shumicën prej tyre dominon ideja e ngjashmërisë mes saj dhe artistes Katy Perry, citon Anabel.

Kjo mund të jetë edhe zgjedhja e Paris për t’u maskuar në mënyrën më të bukur të mundshme për Halloween, por me siguri deri nesër për festë ajo do ketë rezervuar të tjera surpriza.

View this post on Instagram

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

/Telegrafi/