LAJMI I FUNDIT:

Paratë e popullit të Kosovës arrijnë për familjet në Hjustonit

Paratë e popullit të Kosovës arrijnë për familjet në Hjustonit

Paratë të dedikuara për familjen e prekura nga uragani ‘Hervey’ tashmë kanë arritur në Hjuston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra për informim e presidentit Thaçi ka konfirmuar për Kosovapress se 100 mijë dollarë tashmë janë transferuar dhe do të shkojnë direkt për familjet e prekura nga uragani, i cili kishte lënë të shkatërruara shumë shtëpi në Hjuston.

“Në bazë të kërkesës së presidentit Thaçi dhe miratimit nga Qeveria Haradinaj, është bërë transferimi i fondeve nga ana e institucioneve të Kosovës për familjet, të cilat kanë pësuar nga uragani ‘Harvey’”, ka konfirmuar Presidenca.

Sipas kësaj zyre, presidenti Thaçi qysh në fillim ka potencuar se kjo është një shumë e vogël, por me një simbolikë të madhe, që ka pas për qëllim solidarizimin e popullin amerikan.

“Populli amerikan ka mbështetur popullin tonë në të gjitha periudhat. Kjo është një simbolikë për të shpreh mirënjohje për ndihmën e tyre për popullin e Kosovës”, thonë në Presidencë.

Presidenti Thaçi në fillim të shtatorit i kishte kërkuar kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa, që do të bëjë ndarjen e parave për Hjuston, mirëpo një gjë të tillë kabineti qeveritar, i udhëhequr nga Mustafa nuk e kishte bërë.

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryeministër, kabineti Haradinaj kishte marrë vendim për ndarjen e mjeteve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori