LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i Nostradamus për vitin 2020, pse njerëzit thonë që Donald Trump do të fitojë zgjedhjet?

Parashikimi i Nostradamus për vitin 2020, pse njerëzit thonë që Donald Trump do të fitojë zgjedhjet?

Nostradamus besohet nga shumë që ka parashikuar momente thelbësore në histori, përfshirë rezultatin e zgjedhjeve të SHBA-së në 2020. Por pse njerëzit thonë se Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme?

Michele de Nostredame, ose Nostradamus, ishte një francez i shekullit të 16-të, ku me  parashikimet e tij ka bërë që shumë njerëz të besojnë se ai zotëronte fuqi të mbinatyrshme, shkruan Express.co.uk. Pasuesit e Nostradamus besojnë se ai shkroi parashikime të sakta të së ardhmes. Përgjatë shekujve, parashikimet e tij kanë qenë të lidhura me ‘Zjarrin e Madh’ të vitit 1666 në Londër, ‘vrasjen në vitin 1963 të presidentit John F Kennedy’, si dhe ‘pandeminë e coronavirusit’ në vazhdim, transmeton Telegrafi.

Tani, teoricienët e konspiracionit kanë përmbytur mediat sociale me pretendime që Nostradamus parashikoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit të SHBA-së, të cilat po garohen  midis presidentit të tanishëm Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden.


Në veçanti, është pohuar se Shekulli 1 i Nostradamus, Quatrain 40 përmban një referencë për presidentin e SHBA-së.

Pasazhi thotë: “Bori i rremë që fsheh çmendurinë do të bëjë që Bizanti të ndryshojë ligjet e tij”.

Dhe megjithëse presidenti Trump nuk përmendet aty, disa besojnë se “boria e rreme” është një referencë e zgjuar për emrin e tij.

Sidoqoftë, skeptikët e Nostradamus nuk janë aq të sigurt se ndonjë prej këtyre fragmenteve ka lidhje të mirëfillta me ngjarjet e ditëve moderne.

Pjesa më e madhe e parashikimeve të supozuara të Nostradamus u shkruajt në vitin 1555 në librin e tij Les Propheties.

Që atëherë, asnjë provë konkrete nuk është shfaqur për të konfirmuar se parashikimet ishin parashikime të sakta të së ardhmes. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Disa kuriozitete mbi numrin ‘Pi’

Interesante
Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Kalo në kategori